Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar pamje nga vizita e tij në Gjakovë, nga ku rithekson se programin po e bën bashkë me qytetarët.
Hamza deklaron se “me qeverisje të përgjegjshme, të guximshme e të arsyeshme, do ta zhvillojmë Kosovën”.
Postimi i plotë:
Në Gjakovë dhe anekënd vendit, me programin që po e bëjmë me qytetarët dhe për qytetarët, do ta fitojmë besimin e tyre. Ndërsa, me qeverisje të përgjegjshme, të guximshme e të arsyeshme, do ta zhvillojmë Kosovën.