“Handikos” në Gjakovë e konsideron të pamjaftueshme rritjen e pensioneve për personat me nevojat e veçanta

Gjakova

“Handikos” në Gjakovë e konsideron të pamjaftueshme rritjen e pensioneve për personat me nevojat e veçanta

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Në fillim të muajit tetor Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rritjen e pensioneve edhe për personat me nevoja të veçanta, por në Shoqatë “Handikos” e Gjakovës po e konsiderojnë të pamjaftueshme këtë rritje.

Në një intervistë dhënë Telegrafit, Arbër Xharra, nga shoqata ‘Handikos’ në Gjakovë tha që rritja e këtyre pensioneve është e mirëseardhur, por e pamjaftueshme.

Neve si Handikos në Gjakovë na gëzon fakti që çdo progres në raport me personat me aftësi të kufizuar për neve është lajm i mirëseardhur, edhe pse rritja që është bërë në bashkëbisedim me anëtarët tanë, të cilët edhe pse janë falënderues për këtë rritje. Megjithatë ata konsiderojnë që vlera e rritjes së pensioneve është e vogël, në raport me shpenzimet ditore që ata kanë.”, tha Xharra.

Xharra po ashtu foli edhe për funksionimin e degës së Shoqatës ‘Handikos’ në Komunën e Gjakovës.

“Prej vitit 2016 ‘Handikos’ në Gjakovë ekziston si organizatë në vete, meqenëse para këtij viti kemi qenë si degë e Handikosit të përgjithshëm, i cili ka qenë me sistem të centralizuar, ku drejtoria qendrore ka qenë në Prishtinë. Qëllimi kryesor i organizatës tonë është promovimi dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara dhe ofrimi i shërbimeve multidisiplinare për personat me aftësi të kufizuara, me theks të veçantë për fëmijët nga zero deri në 18 vjeç”, shtoi tutje Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat