Tri objekte në pronësi të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë qenë cak i hajdutëve sot, objekte këto që përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore dhe si depo teknike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj thotë se vjedhja u raportua nga punëtorët e spitalit.
“Një punonjës i Spitalit “Isa Grezda” rreth orës 09:30 ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit, të cilat përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe si depo teknike.
Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës penale “vjedhje e Rëndë””, ka thënë Elezaj.