Problemet infrastrukturore, shqetësim që vazhdon të raportohet nga qytetarët e Komunës së Gjakovës

Gjakova

Problemet infrastrukturore, shqetësim që vazhdon të raportohet nga qytetarët e Komunës së Gjakovës

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 13:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Infrastruktura e dëmtuar në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës vazhdon të jetë ndër ankesat më të shpeshta tq banorëve të kësaj komune.

Një shqetësim i tillë është raportuar së fundmi në platformën Ndreqe.com, ku disa banorë kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmtimin e trotuarit i cili gjindet në hyrje të parkingut të banesave që gjinden në afërsi të Stacionit të Policisë në Gjakovë.

Pikërisht në lidhje me këtë lokacion, në platformën Ndreqe.com ka ardhur edhe një raportim tjetër, ku banorët që jetojnë në ndërtesën e cila gjindet në këtë zonë, e kanë parë si shqetësim parkimin e veturave nga ana e atyre që nuk janë banorë të kësaj ndërtese.

Ndërsa pak kilometra jashtë qytetit të Gjakovës, më saktësisht në rrugën kryesore që lidhë fshatrat Raçë, Pjetërshan dhe Dol, është raportuar për mungesë, apo heqje të sinjalistikës rrugore horizontale që ndryshe njihen si “policë të shtrirë”.

Theksojmë që media, përmes adresës elektronike ka kërkuar të dhëna nga Komuna e Gjakovës, se a pritet të intervenohet në rregullimin e këtyre problematikave që raportohen nga banorët e kësaj komune, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigjje nga Zyra për informim e Komunës së Gjakovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat