MASHTI me investime të rëndësishme në Komunën e Gjakovës

Gjakova

MASHTI me investime të rëndësishme në Komunën e Gjakovës

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme në Gjakovë ka qëndruar ministrja e MASHTI, Arbëria Nagavci, e shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisw sw Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi si dhe zyrtarë të tjerë komunal e qëndror, ka bërë përurimin e disa projekteve të rëndësishme arsimore në këtë komunë.

Njëra ndër projektet e rëndësishme që është përuruar sot në Gjakovë është edhe çerdhja në fshatin Korenicë, institucion ky që pritet të jetë tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj zone.

Sipas ministres Nagavci kjo çerdhe është një tjetër çerdhe publike, me kushte infrastrukturore shumë të mira.

Kësaj radhe përuruam një çerdhe publike në fshatin Korenicë të Gjakovës. Çerdhe me kushte infrastrukturore shumë të mira, me ambiente të ngrohta e me staf të përgatitur për më të dashurit tanë, fëmijët.”, tha Nagavci.

Derisa u bë e ditur se ky nuk është investimi i vetëm infrastrukturor që po bëhet nga MASHTI në Komununën e Gjakovës, pasiqë sot poashtu është përuruar edhe salla e Edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha”, objekt i cili ka një sipërfaqe prej 800 metra katrorë, ndërsa vlera e investimit në këtë projekt është 277,431.39 euro.

Ministrja Nagavci tha që mbesim të përkushtuar që ë të krijojmë mundësi për secilin fëmijë në Kosovë që të ketë qasje në edukim fizik.

Mbesim të përkushtuar që të krijojmë mundësi për secilin fëmijë në Kosovë që të ketë qasje në edukim fizik dhe fusha të tjera, sepse krahas arsimimit dhe shëndetit të mirë, duam që ata të kenë mundësi të shprehin talentet dhe aftësitë e tyre në çdo fushë.”, u shpreh Nagavci.

Përveç përurimit të çerdhes në fshatin Korenicë, dhe përurumit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha” , ministrja Nagavci sot ka qenë e pranishme edhe në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat