Detaje shtesë për përleshjen masive në Gjakovë

Gjakova

Detaje shtesë për përleshjen masive në Gjakovë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar si pasojë e një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë vonë në Gjakovë.

Në këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Dyshohet se aty është përdorur edhe arma e zjarrit.

Lidhur me rastin detaje shtesë ka dhënë policia e Gjakovës përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezaj.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dhe hetimeve të zhvilluar janë gjetur dhe sekuestruar: një fishek, një karikator dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit të shtetit dy personat e arrestuar janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuara të armëve” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat