Banorët e rajonit të Gjakovës vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike

Gjakova

Banorët e rajonit të Gjakovës vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike

Më: 3 janar 2025 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Reduktimet me energji elektrike po vazhdojnë ende në disa komuna të Republikës së Kosovës, e njëra ndër këto komuna është edhe Gjakova, ku mungesë më e theksuar e furnizimit të rregullt me energji elektrike raportohet të ketë në fshtatrat e kësaj komune.

Pikërisht reduktimet e energjisë elektrike janë ato të cilat kanë sjellur shqetësime tek banorët e kësaj komune, për shkak se disa prej tyre energjinë elektrike e përdorin edhe për ngrohje, dhe ndërprerja e saj ua pa mundëson që të kenë ngrohje, duke e pasur parasysh edhe temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi ynë.

Në një pyetje dërguar Lulzim Krasniqit, zëdhënësit të KEDS, rreth këtyre reduktimeve që po ndodhin në rajonin e Gjakovës ai për Telegrafin tha që reduktime të tilla të energjisë elektrike në këtë rajon po ndodhin si shkak i konsumit të lartë të energjisë elektrike.

Për shkak të konsumit të lartë, i cili është rritur dukshëm me uljen e temperaturave në vendin tonë, janë shkaktuar mbingarkesa në asetet e rrjetit të shpërndarjes dhe të transmisionit. Mbingarkesa të tilla në nivelin e transmisionit-KOSTT-it, janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në rajonin e Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës dhe Prizrenit. Për të garantuar stabilitetin e sistemit dhe për të shmangur dëme të mundshme në pajisjet kritike, në vazhdimësi janë ndërmarrë dhe po merren masa për optimizimin e ngarkesës.”, tha fillimisht Krasniqi.

Krasniqi po ashtu tha që bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike për zona të afektuara me qëllim të tejkalimit të mbingarkesave.

Rrjedhimisht, bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike për zona të afektuara me qëllim të tejkalimit të mbingarkesave, të cilat po bëhen me kërkesë të KOSTT-it në periudha të caktuara kohore.”, potencoi tutje Krasniqi.

Përveç kësaj derisa në disa komuna të Kosovës po vazhdojnë reduktime, Krasniqi u bëri thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet elektroenergjetike nga mbingarkesa të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat