Zjarri në fabrikën për produkte plastike, Elezaj jep detaje të rastit

Gjakova

Zjarri në fabrikën për produkte plastike, Elezaj jep detaje të rastit

Më: 21 janar 2025 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për telegrafin se sot rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë për produkte plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec.

Elezaj njoftoi se njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e tërësishme të zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai.

Elezaj tutje bëri të ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast “zjarrvënie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat