Koalicioni për Familje tubim në Gjakovë: Do të dihet kush është nëna, kush është babai

Gjakova

Koalicioni për Familje tubim në Gjakovë: Do të dihet kush është nëna, kush është babai

Më: 21 janar 2025 Në ora: 21:39
Koalicioni për Familje

Koalicioni për Familje sonte e ka mbajtur tubimin e vet elektoral në Gjakovë.

“Tashmë ka përfunduar edhe tubimi ku u hap fushata zgjedhore këtu në Gjakovë nga Koalicioni për familje nga ku u paraqitën premtimet ku njëri ndër premtimet kryesore ishte pra mbrojta e kauzës së tyre, mbrojtja e familjes nga ku u tha që nuk do të ketë martesa të gjinive të njëjta, dhe u tha që do të ruhet familja tradicionale dhe do të dihet se kush është babai, kush është nëna dhe kush janë fëmijët”, ka thënë nga vendi i ngjarjes, gazetarja.

“Përveç kësaj pati edhe premtime ku nënat lehona do të mbesin edhe me 500 euro”.

“750 euro për fëmijën e dytë dhe me një mijë euro për fëmijët e tretë. Të gjitha këto para do të shpërndahen për dy vjet”

“Përveç kësaj pati premtime edhe për pensione, nga ku u tha se do të ulen edhe për pensionistët, do të ulin pragun e moshën nga 65 në 60 vjeç”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat