​Minimi i masave shkëmbore, në këtë rrugë nesër ndërpritet qarkullimi i trafikut

Gjakova

​Minimi i masave shkëmbore, në këtë rrugë nesër ndërpritet qarkullimi i trafikut

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri të ai i rrugës për Gjurgjevik do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga ora 15:00 të enjten.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se kjo do të ndodh për shkak se në trasenë e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3 “do të realizohet minimi Nr.7 i masave shkëmbore nga ana e majtë e rrugës”.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri në pastrimin e rrugës”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat