Një zjarrfikës vdiq të dielën teksa merrte pjesë në operacionet e shpëtimit pasi përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e dendur, shkaktuan kërdi në të gjithë Gjermaninë jugore.
Autoritetet lokale thanë se 42-vjeçari u mbyt pasi gomone e tij u përmbys pranë Pfaffenhofen në rajonin e Bavarisë.
Kancelari Olaf Scholz shprehu ngushëllimet e tij për familjen e zjarrfikësit të vdekur.
"Jam i pikëlluar nga vdekja e një zjarrfikësi në Pfaffenhofen. Mendimet e mia janë me familjen dhe kolegët e tij," shkroi Scholz në X.
Rreth 85 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara pas plasjes së dy digave për shkak të shiut të dendur në Pfaffenhofen an der Ilm. Pasi përpjekjet për të riparuar digat dështuan, qindra njerëz u evakuuan në vend të sigurt.
Departamenti i Meteorologjisë tha se reshjet e forta që nga e premtja panë reshjet mesatare mujore gjatë një dite të vetme.
Kryeministri bavarez Markus Soder tha se rreth 40 mijë personel shpëtimi po punonin në zonat e goditura nga përmbytjet në jug të vendit nën shi të dendur të vazhdueshëm.