Një politikan lokal gjerman, nga partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) u plagos në një sulm me thikë në Mannheim të martën vonë.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër me thikë në një demonstratë anti-islame në të cilën u vra një polic.
Kështu raportoi të mërkurën agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Sulmuesi me thikë u arrestua menjëherë pas incidentit rreth orës 20:45, të martën.
Dega lokale e AfD tha se politikani i plagosur ndodhet në spital dhe se autori mund të jetë një aktivist radikal i majtë, sipas dpa.
Policia lokale nuk pranoi të komentonte dhe zyra lokale e AfD nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.