Ekonomia gjermane ngeci dhe shënoi rritje 0% nga viti në vit në tremujorin e dytë, më mirë se pritjet për tkurrje me 0.1%.
Në deklaratën e mëparshme nga autoriteti federal statistikor, ekonomia e vendit pritej të tkurret me 0.1%.
Në bazë tremujore, PBB-ja e vendit u ngushtua me 0.1% në periudhën prill-qershor.
“Pas rritjes së lehtë në tremujorin e mëparshëm, ekonomia gjermane u ngadalësua sërish në pranverë”, tha shefja e zyrës statistikore, Ruth Brand.
Gjatë pesë tremujorëve të fundit, Gjermania shënoi rënie vjetore të PBB-së.
Ndërkohë, FMN-ja ka parashikuar muajin e kaluar se ekonomia gjermane mund të rritet me 0.2% në 2024, dhe 1.3% në 2025, pas rënies me 0.2% në 2023.