Çmimet e prodhimit të Gjermanisë u ulën me 0.8% nga viti në vit në gusht, duke shënuar rënien e tyre të 14-të radhazi, njoftoi të premten autoriteti federal statistikor Destatis.
Ndërkohë, çmimet e prodhimit u rritën me 0.2% në bazë mujore, tha Destatis.
Çmimet më të ulëta të energjisë ishin arsyeja kryesore e rënies nga viti në vit të inflacionit të prodhuesve.
Energjia ka kushtuar 4.6% më pak në gusht 2024 se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, megjithëse krahasuar me këtë korrik janë rritur me 0.8%.
Çmimet e mallrave të ndërmjetme u rritën me 0.7% në muajin gusht me bazë vjetore, ndërsa ranë me 0.3% në bazë mujore.
Në gusht, çmimet e mallrave kapitale u rritën me 2% nga viti në vit, duke u rritur me 0.1% nga korriku.