Anila Shuka, gazetarja e Deutsche Welle në Gjermani, diskutoi mbi mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, e cila po përballet me sfida të mëdha.
Ajo theksoi se vizita e Presidentit Biden kishte një karakter më shumë simbolik, duke theksuar se kancelari Scholz i dha urdhërin e meritës për të konfirmuar lidhjen e fortë dhe mbështetje të patundur të Gjermanisë ndaj SHBA-së dhe perëndimit.
Shuka shtoi se mesazhi i Scholz për Ukrainën ishte i qartë, duke refuzuar dërgimin e raketave “Aurus”, një veprim që tregon se Gjermania nuk dëshiron të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin me Rusinë.
“Vizita e Bidenit ishte më tepër karakter simbolik. Kancelari Scholz i dha urdhërin e meritës dhe donte të konfirmonte dhe një herë lidhjen dhe mbështetjen e patundshme të Gjermanisë me SHBA-në dhe perëndimin. Përsa i përket vizitës së Bidenit në lidhje me Ukrainën dihet se ishte pas prezantimit të planit të fitores nga presidenti Zelenski,” tha gazetarja.