Alarm në Berlin, kapet anëtari i ISIS-it, do të sulmonte ambasadën izraelite

Gjermania

Alarm në Berlin, kapet anëtari i ISIS-it, do të sulmonte ambasadën izraelite

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 10:18
Arrestimi ndodhi në Bernau të Brandenburgut.

Forcat speciale të policisë gjermane kanë arrestuar një 28-vjeçar libian të akuzuar për terrorizëm.

I dyshuari, i cili kishte lidhje me ISIS-in, po planifikonte një sulm ndaj ambasadës izraelite në Berlin.

Sipas “Bild”, arrestimi ndodhi me kërkesë të një shërbimi sekret të huaj, i cili njoftoi homologët e tij gjermanë.

Megjithatë, i arrestuari, i cili nuk ishte nën vëzhgimin e antiterrorizmit gjerman, kishte një urdhër dëbimi për shkak se ishte emigrant i paligjshëm dhe kërkesa për azil politik i ishte refuzuar.

Arrestimi ndodhi në Bernau të Brandenburgut.

Oficerët bastisën gjithashtu një apartament tjetër në Sankt Augustin, pranë Bonit.

Bastisja filloi vetëm kur një shërbim sekret nga një vend tjetër dërgoi përgjimet e dyshimta në Berlin.

Sipas akuzës, libiani ka dashur të sulmojë ambasadën izraelite në Berlin edhe pse nuk është sqaruar me armë apo eksploziv.

Pas sulmit, emigranti libian kishte planifikuar të ikte në shtëpinë e një xhaxhai në Sankt Augustin dhe më pas të largohej jashtë vendit.

Xhaxhai i të arrestuarit është në arrati por po kërkohen prova për të vërtetuar përfshirjen e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat