Detaje tronditëse nga tragjedia në Aschaffenburg: Vogëlushi (2 vjeç) u godit tetë herë me thikë

Gjermania

Detaje tronditëse nga tragjedia në Aschaffenburg: Vogëlushi (2 vjeç) u godit tetë herë me thikë

Më: 27 janar 2025 Në ora: 12:24
Yannis, vogëlushi me origjinë marokene, ishte vetëm dy vjeç kur humbi jetën tragjikisht.

Aschaffenburg – Tri ditë pas sulmit të përgjakshëm me thikë nga azilkërkuesi afgan Enamullah Omarzai (28) ndaj një grupi kopshti në parkun Schöntal të Aschaffenburgut, kanë dalë në dritë detaje tronditëse.

Sipas informacioneve nga gazeta BILD, azilkërkuesi sulmoi në mënyrë të papritur si i marrë vogëlushin Yannis (2), duke e goditur tetë herë në qafë dhe shpatull.

Kai-Uwe D. (41), i cili ndodhej rastësisht në park dhe ndërhyri për të ndaluar sulmin, u vra gjithashtu nga goditjet me thikë. Vajza e vogël Elin (2) arriti të mbijetojë pavarësisht plagëve në qafë, ndërsa pensionisti Willi W. (72) u dërgua në spitalin e Aschaffenburgut me plagë të rënda.

Gjatë arratisjes, Omarzai rrëzoi gjithashtu edukatoren e foshnjave, Susanne N. (59), e cila theu dorën. Të gjithë të mbijetuarit aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët neutralizuan autorin

Vetëm pas dymbëdhjetë minutash, vrasësi u kap rreth 850 metra larg vendit të ngjarjes, pranë shinave të trenit. Dëshmitarë të guximshëm, si Michael Hein (45), e ndoqën autorin dhe i dhanë vazhdimisht policisë vendndodhjen e tij (raporton BILD).

Sulmi me sëpatë në gusht

Pas ndalimit të tij dhe vendosjes në Spitalin Rajonal të Lohr, policia po heton mbi origjinën e armës së përdorur në ngjarje – një thikë kuzhine. Sipas informacioneve, Omarzai kishte sulmuar më parë një bashkëjetuese në ish-hotelin "Zur Brezel" në Alzenau, në gusht, duke e plagosur me një objekt të ngjashëm me thikë.

Image
Enamullah Omarzai u paraqit tashmë para një gjykatësi në Gjykatën e Aschaffenburgut (Bavari).

Të shtunën, një shtetase ukrainase, Mane (23), e cila lajmëroi policinë pas sulmit, i dha gazetës BILD një foto të armës që pretendohet të jetë përdorur nga Omarzai: një sëpatë kuzhine. “Besomëni, po të mos e kishin rrëzuar në tokë dhe t’i kishin marrë armën, tashmë do të kishim një trup të pajetë në hotelin tonë,” tha Mane. Prokuroria e Aschaffenburgut ka nisur hetimet për këtë rast, pasi policia nuk kishte hapur një çështje në atë kohë.

A ishte Enamullah Omarzai analfabet?

Një tjetër pyetje që kërkon përgjigje është: Sa kuptonte Enamullah Omarzai nga letrat e shumta zyrtare që i mbërrinin në adresat e tij në Niederwerrn dhe Alzenau? Këto letra e informonin për gjoba, urdhra arresti dhe urdhra për largim nga vendi. Sipas gazetës Main-Echo, Omarzai ishte analfabet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat