Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin priti në një takim pune Kryetarin e Shoqatës Ekonomike gjermano-kosovare Gjeneralin Erhard Bühler si dhe Kryetarin dhe Nënkryetarin e Rrjetit Shqiptar të Bizneseve në Gjermani, Mustafë Abazi dhe Fatos Xhafolli.
Sipas njoftimit, nga ambasada e Kosovës në Berlin, thuhet se në këtë takim u bisedua për situatën e rënduar në fushën e gastronomisë të bizneseve shqiptaro-gjermane në kohën e pandemisë në këtë shtet.
Temë e takimit ishte edhe mundësia për ndihmat për ekonominë e Kosovës.
U diskutua sidomos për shtrirjen dhe koordinimin e organizatave shqiptaro-gjermane të Kosovës në Gjermani në vitin që vjen.