Një krim i rëndë familjar ka ndodhur në Gjermani, ku mbeti e vrarë 33 vjeçarja M.M dhe i plagosur bashkëshorti i saj F.S 38 vjeçar.
Mësohet se ngjarja ndodhi në banesën e ish’bashkëshortes së vrasësit, ku 33 vjeçarja bashkë me burrin e saj, kishin shkuar t’i pajtonin kunatën dhe burrin e saj, i cili për këtë duket se ishte kundër, dhe në vend të vlerësimit për vullnetin e mirë, u dha plumba.
Dorasi, 48 vjeçar, mësohet se kur kishte kuptuar se vëllai i tij 38 vjecar bashkë me gruan e tij 33 vjecare, kishin shkuar në banesën e ish gruas së tij, ishte nisur për te banesa e saj i armatosur.
Ashtu siç është raportuar në mediat gjermane, 48 – vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por ishte penguar nga vëllai, për pasojë dorasi mori armën dhe shkrepi në drejtim të familjaravë të tij. Ai la të plagosur villain e tij, dhe të vdekur gruan e vëllait. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
33 vjeçarja mësohet se është nga fshati Gadime e Lipjanit, e martuar në Ferizaj.