Një tragjedi ka ndodhur sot në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.
Vajza 14-vjeçare, kishte arritur të shpëtojë, pasi ishte fshehur.
Një nga fqinjët, në një prononcim për “BBV-net.de” tregoj për problemet që kishin pasur çifti më herët.
“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë, ”shpjegoi babai i një fqinji që kishte ardhur në Danziger Strasse pasi mori vesh për krimin.
Çifti tashmë të ndjerë, kanë edhe një vajzë që nuk jetonte në këtë shtëpi.