“Bild” raporton se burri 51-vjeçar nga Kosova, ka vrarë gruan e tij (46-vjeçare) dhe vajzën e tij (17-vjeçare), ndërsa më pas ka varur veten në litar në verandën e shtëpisë.
Krimi ndodhi sot në Isselburg në Gjermani.
Ndërsa, vajza tjetër 14-vjeçare e çiftit nga Kosova, ka shpëtuar, pasi ishte fshehur në një dhomë të mbyllur nga jashtë, përcjell Bota sot.
"Sipas gjetjeve fillestare, burri 51-vjeçar donte të vriste gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre," tha Kryeprokurori Publik Martin Botzenhardt.
Asami S. e kishte thirrur një të njohur që jetonte shumë larg dhe i kishte thënë se ai i kishte bërë diçka familjes së tij. Dëshmitari menjëherë lajmëroi policinë, por oficerët u vonuan.
Vajza e madhe e çiftit (21-vjeçare) jeton në një qytet tjetër./BS