Pas tragjedisë së familjes nga Kosova, gjermanët vendosin lule tek dera e shtëpisë

Gjermania

Pas tragjedisë së familjes nga Kosova, gjermanët vendosin lule tek dera e shtëpisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:35
Gjermanët vendosin lule tek dera e shtëpisë

Një ditë pas ngjarjes makabër në familjen nga Kosova në Isselburg të Gjermanisë, banorët e qytetit kanë vendosur lule në pragun e shtëpisë ku ndodhi ngjarja.

Përgjatë ditës së enjte, burri kosovar, 51-vjeçar, përpara se të bëjë vetëvrasje, vrau gruan e tij, 41-vjeçe, si dhe vajzën e tij, 17-vjeçe. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se arsyeja që solli deri tek kjo ishte ndarja.

Kosovari 51-vjeçar e kishte kursyer vajzën e tij 14-vjeçare, e cila është marrë në përkujdesjen e Zyrës së Mirëqenies Rinore të Qarkut.

Kryebashkiaku i Isselburg’ut, bashkë me banorët, kanë shprehur ngushëllime dhe kanë vendosur lule pranë derës së shtëpisë, ku supozohet të ketë ndodhur skena e krimit.

Siç njoftojnë mediet gjermane, xhami i derës, i cili është dëmtuar nga dorasi, është zëvendësuar me dru nga banorët.

Autopsia e kryer përgjatë ditës së premte konfirmoi aktin e dhunës së ushtruar ndaj dy të ndjerave, si dhe vetëvrasjes së 51-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat