I ndiqte gratë deri në shtëpi, i përdhunonte e i godiste, historia e shqiptarit të Kosovës që tmerroi Gjermaninë

Gjermania

I ndiqte gratë deri në shtëpi, i përdhunonte e i godiste, historia e shqiptarit të Kosovës që tmerroi Gjermaninë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:14
Hysen T

33-vjeçari nga Kosova, Hysen T, është dënuar të enjten me dymbëdhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Dortmund të Gjermanisë. I njëjti akuzohet për tri vepra penale. Kjo është historia që tmerroi Gjermaninë për vite me radhë.

Sipas raportimit të BILD, shqiptari është dënuar për përdhunim, grabitje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Për Hysen T., thuhet se ishte makthi i të gjitha grave atje. Ai i ndiqte gratë gjatë natës derisa ktheheshin në shtëpitë e tyre, i sulmonte dhe i përdhunonte.

Më 4 dhjetor, thuhet se i zuri pritë një gruaje 25-vjeçare në Stacionin Qendror të Dortmundit. Derisa ajo po qëndronte para ashensorit, ai e kishte goditur në fytyrë dhe më pas e kishte tërhequr shkalllëve.

“Ai e shtypi atë pas murit, e kapi për fyti dhe e goditi në fytyrë me grushte derisa ajo doli jashtë ashensorit. Pastaj e tërhoqi poshtë shkallëve”, kishte deklaruar Prokurori Petra Schacke Eßmann.

Por, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin akuzohet shqiptari. Sipas vendimit të gjykatës, ai kishte ndjekur edhe dy gra të tjera rrugës për në shtëpi gjatë natës dhe i kishte goditur brutalisht.

Një prej grave kishte pësuar fraktura të shumta në fytyrë dhe ishte në rrezik për jetën, sipas aktakuzës.

Dhjetë ditë më vonë, Hysen T. thuhet se kishte sulmuar një grua 37-vjeçare në pjesën veriore të qytetit.

Këtë herë autori goditi jo vetëm me grusht, por me një shishe të thyer, duke i shkaktuar prerjet të thella në fytyrë.

Për fat të mirë, një fqinj i kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, dhe sulmuesi kishte ikur. Hysen T. më vonë ishte kapur një park pranë me veshje të përgjakura.

ADN-ja e tij i ndihmoi hetuesit të zbulonin se ai kishte qenë autor i një sulmi tjetër të pazgjidhur në vitin 2016, kur një grua tjetër ishte sulmuar dhe përdhunuar në pjesën veriore të qytetit.

Kur filloi gjykimi, i pandehuri fillimisht ishte i heshtur. Avokati i tij, Dieter Kaufmann njoftoi se klienti i tij shumë shpejt do të shqyrtohet nga një psikiatër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat