Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani, ka bërë të ditur se përkrah nominimin e Avdullah Hotit, si kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës.
Në një reagim të dërguar në “Bota sot”, sekretari Isa Shabani, ka thënë se besojnë në Hotin dhe se ata do të kontribuojnë maksimalisht në fitoren e tij.
Reagimi:
Dega e LDK-së në Gjermani
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani përkrah fuqishëm nominimin e dr. Avdullah Hoti - kandidat të LDK-së për Kryeministër. Besojmë se personaliteti i dr. Avdullah Hoti ngërthen të gjitha vlerat që e karakterizojnë partinë e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Dega jonë e LDK-së do të kontribuojë maksimalisht në fitoren e LDK-së dhe të Kryeministrit Hoti.
Kryesia e Degës së LDK-së
Sekretari
Isa Shabani