Deklaratë e Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari

Gjermania

Deklaratë e Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:28
Nëndegët e LDK-së në Munih e Starnberg

Kryesitë e Nëndegëve tona në një videokonferencë me Kryetarët e Nëndegëve dhe antarë tjerë të kryesive tona, më 25.03.2021 vlerësuan lartë mbarëvajtjen e Kuvendit zgjedhor te LDK-së, zgjedhjen e Kryetarit Lumir Abdixhiku, dhe përkrahjen e shprehur të kundërkandidatëve ndaj Kryetarit të ri. Me këtë rast shprehim urimin tonë për zgjedhjen e Kryetarit, Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së re.

Njëherish edhe e falënderojmë ̈ kryetarin Isa Mustafa, për punën në krye të LDK-së, këto 11 vitet e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, po kalon kohë jo të lehta, por mund të rikthehet fuqishëm e reformuar pas një periudhe konsoliduese.

Mirpo, kjo mund të bëhet vetëm nëse këtë pikënisje e bazon në mbështetjen tek antarët dhe votuesit besnik, të cilët e kanë votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Prandaj kërkojmë nga kryesia e kryetari i LDK-së , që t'a ndëgjoj zërin e votuesve të LDK-së, që në kohën më të vështirë të partisë sonë, e votuan atë e nuk ia kthyen shpinën.

Mos të ndëgjoj se çka kërkojnë ata që tradhtuan LDK-në, duke u rreshtuar prapa listës së VV-së, dhe duke e votuar atë.

Përkrahja e kandidaturës së Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, pas sulmeve e dëmit të madh që kjo i ka bërë LDK-së në muajt e fundit, për antarët tanë nuk është në rregull.

LDK duke e përkrahur zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente, po e devijon votën tonë, ngase edhe ne e kishim mundsinë ta tradhtojmë LDK-në me votë, dhe ta votojmë VV-në e Vjosa Osmanin, por ne i qëndruam besnik me votë LDK-së, siq kemi vepruar këto 30 vitet e fundit.

Kjo thirrje e jona bazohet në kërkesat e anëtarëve, veprimtarëve e votuesve të LDK-së nga Nëndegët tona në Munih e Starnberg, të cilët kanë një bindje të fortë, që LDK nuk duhet t'i përkrahë ata që e kanë dëmtuar, dhe po vazhdojnë ta dëmtojnë LDK-në.

Edhe në fund të  këtij procesi LDK duhet të marrë vendime brenda strukturave të saja, dhe duhet të respektohet shumica, qka do të bëjmë edhe ne.

Mirëpo kërkesat e qendrimet nga antarësia e jonë ne Nëndegët e Munihut e Starnbergut, duam t'i percjellim tek Kryetari, Kryesia e KP i LDK-së.

26 mars 2021

Me respekt

Kryetarët e Nëndegëve të Munihut e Starnbergut.

Isuf Qetaj

Musa Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat