Ai u vëzhgua më shumë se gjysmë viti, para se të kapej nga Policia gjermane, shkruan “Bota sot”.
Një grek (70 vjeçar) është arrestuar në Gjermani, pasi në veturën e tij të tipit “Opel Insignia” kishte fshehur 1,1 kg kokainë, e cila ka vlerën prej 80,000 euro.
Por, kjo nuk është hera e parë që 70 vjeçari në veturën e tij mban drogë. Një gjë të tillë e kishte bërë për 14 herë radhazi. Ai kishte dërguar drogë nga Gjermania për në Holandë.
Ndërkaq, gjyshi 70 vjeçar është paraqitur para Gjykatës Rajonale të Dyseldorf-it.
Sipas deklaratës së avokati i tij, Nicolai Mameghani, puna e tij ishte vetëm transportimi i drogës. Për një dërgesë, sipas Mameghani, klienti i tij do të merrte 1500 euro.
Më tutje, avokati i tij ka shtuar se 70 vjeçari ishte bixhozxhi, shkruan “Bota sot”.
Nga borxhet e bixhozit, ai ishte detyruar të bënte një gjë të tillë.
Sipas mediave gjermane, në seancë është përmendur se 70 vjeçari ishte detyruar nga një shqiptar.
Shqiptari është i njohur me nofkën "Poker-Toni" , shkruan “Bota sot”.
Avokati Mameghani ka treguar se si ishte njoftuar klienti i tij me shqiptarin.
Detaji i vetëm është se janë njohur me një lokal nate afër stacionit kryesor të trenit.
Por, për shkak frikës që mundet t`i kanoset bashkëshortes së 70 vjeçarit nga "Poker-Toni" , ai nuk ka dhënë informacione të tjera.
Ndërkaq, procesi ndaj 70 vjeçarit ende nuk ka përfunduar, shkruan “Bota sot”.