Një ngjarje e rëndë tronditi dje qytetin e Hanoverit në Gjermani.
Një shqiptar nga Kosova u vra pas një sherri në një semafor.
Shqiptari po drejtonte mjetin tip Porsche kur u përplas verbalist me drejtuesin e një mjeti luksoz Mercedes. Pas sherrit kërciti arma. Shqiptari që humbi jetën quhet Armin Neziri, raporton gazeta BILD.
Gjermania është duke kërkuar vrasësin e Hanoverit, shkruan gazeta. Forcat speciale SEK kanë mbërritur në këtë rajon. Ato kanë mësyrë një apartament, por mësohet se nuk e kanë kapur vrasësin e dyshuar.
Sipas gazetës BILD, shqiptari i ekzekutuar ishte dyshuar për një vrasje në vitin 2017. Ai mendohet se ka vrarë një maqedonas pas një sherri për një grua.
Hetimet vazhdojnë.