Ishte zhdukur në mënyrë misterioze në Gjermani, kthehet në shtëpi shqiptarja, kjo është gjendja e saj

Gjermania

Ishte zhdukur në mënyrë misterioze në Gjermani, kthehet në shtëpi shqiptarja, kjo është gjendja e saj

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2021 Në ora: 19:48
Laura N.,

U raportua se Laura N., shqiptare nga Freudenstadti i Gjermanisë është zhdukur në mbrëmjen e së premtes së kaluar, rreth orës 22:00 në stacionin e trenit në Offenburg, shkruan "Bota sot".

Por, siç njoftojnë mediat gjermane, 20-vjeçarja e zhdukur është kthyer në shtëpinë e saj.

Mediat gjermane njoftojnë se kërkimi për 20-vjeçaren e zhdukur nga Freudenstadt ishte i suksesshëm. Një dëshmitar okular njohu Laura N. dhe lajmëroi policinë. Policia menjëherë doli në vendin ku ishte parë shqiparja, por më pas u njoftua se ajo ishte kthyer në shtëpi.

Sipas informacioneve, shqiptarja është kther në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan "Bota sot".

Rrethanat e zhdukjes së shqiptares mbeten misterioze. Ndërkaq, ekipi i cili ishte duke u marrë me gjetjen e Laura N., janë duke i vazhduar hetimet për rastin e saj, për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur.

Hetuesit nuk dëshirojnë të zbulojnë detaje të tjera për rastin për momentin, shkruan "Bota sot".

20-vjeçarja u zhduk pa lënë gjurmë mbrëmjen e së Premtes së kaluar rreth orës 10:00, pasi ajo kishte pyetur disa persona në stacionin e trenit Offenburg për t`ia huazuar telefonin. Ajo u kishte thënë se bateria e telefonit i kishte mbaruar. Ndërkaq, Policia nuk e kishte përjashtuar mundësin për  një krim të mundshëm dhe kishte ngritur një ekip hetimi prej dymbëdhjetë personash për të kërkuar Laura N..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat