Ajo njihet për muzikën e saj por mbi të gjitha për pasionin që ka si drejtuese e autobusëve ku ajo e ushtron si profesion në Gjermani.
Kjo është Antigona Bajrami, e cila që fëmijë ka emigruar në Gjermani e me origjinë është nga Peja.
Ne mësojmë se ajo ka shumë oferta për të qenë imazh i agjencive të linjave të autobusëve Gjermani- Kosovë ku fotot e fundit ajo shikohet se është në timon të kompanisë "Fidani Tours" dhe pritet që ajo një ditë ti japë autobusit si shofere për të sjellë bashkudhëtarët në vendlindjen e tyre, por kjo mbetet ende surprizë.
Por Antigona kurrë nuk e harron dhe hobin e muzikës që i koordinon mjaft mirë e ku ka shumë ftesa për të kënduar, ndërsa ëndrra e saj është një ditë të realizojë diçka të bukur në vendlindjen e saj se mendohet të jetë ose në pasionin e saj për autobusë ose për hobin e muzikës e këtë duhet ta presim deri sa ajo të na e sjellë këtë më konkretisht.BS