I riu me origjinë nga Jazhince e Tetovës shkëlqen dhe në politikë në Gjermani

Gjermania

I riu me origjinë nga Jazhince e Tetovës shkëlqen dhe në politikë në Gjermani

Nga: Maksim Gjoka Më: 10 korrik 2021 Në ora: 10:29
Kryetari i Leverkusen dhe i riu shqiptar

Ai është me origjinë nga Tetova nga fshati Jazhincë, por që ka lindur dhe rritur e jeton në Leverkusen në Gjermani.

Po flasim për të riun shqiptar Abdulhamid Rizvani i cili falë zgjuarsisë dhe prirjes së tij për të udhëhequr është anëtar i partisë SPD atje dhe punon së bashku me kryetarin e bashkisë Uwe Richrath për të mirën e qytetit të Leverkusen.

Mësojmë se ai ndihmon shumë qytetarët shqiptarë duke u kujdesur për dokumentet e tyre.

Ai tashmë falë seriozitetit në punë dhe të mirave dhe rezultateve që ka arritur brenda një kohe të shkurtër shumë shpejt nga vetë kryetari pret gjëra më të mëdha në punën e tij.

Shqiptari i njohur atje ka dy vite që është pjesë e Partisë SPD dhe ne krenohemi kur dëgjojmë për figura të rralla shqiptare që në një moshe fare të re arrijnë shumë.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat