Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, organizata mbarëkombëtare e mërgatës, me seli në Lörrach të Gjermanisë, shpreh ngushëllime popullit dhe shtetit gjerman, me rastin e humbjes jetës së mbi 80 personave nga përmbytet e ditëve të fundit në Gjermani. Këto vërrshime janë më të rëndat në disa dekada, dhe si të tilla janë cilësuar edhe nga autoritetet qeveritare gjermane.
Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për qindra njerëz të tjerë të zhdukur, prandaj lutem i që kjo sfidë natyrore të kaloj sa më shpejt dhe të mos rritet më tej numri i viktimave.
Në këto ditë të rënda edhe për komunitetin shqiptar që jeton në Gjermani, Lobi Euro-Atlantik, ju qëndron pranë, do të u jap mbështetje dhe kurajo që ta përballojmë më lehtë këtë gjendje.
Me respekt,
Shukri Ymeri
Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.