Ambasadori i sportit shqiptar për Mërgatë Halit Nezaj reagon:
Integrimet rajonale s’kanë kuptim pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por, vetëm si palë e barabartë – shtet sovran, i njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon”.
Edvin Kristaq Rama po hapë plagë të reja në dëmë të Kosovës.
Ideja antihistorike e “Mini Schengen”- it nuk ka lidhje me baashkëpunimin mes popujve,por është një formë e dalë boje e Sërbisë së Madhe.
Kjo ide fashizoide është antihistorike dhe antishqiptare që e plasuan Aleksandër Vuqiçi,Zoran Zajev dhe Edvin Kristaq Rama.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiçi është varrëmihësi i shqiptarëve dhe sovranitetit të Kosovës.
I bëjmë thirrje publike premierit shqiptar zt.Edvin Kristaq Rama,që të heqë dorë nga marrëzitë antikombëtare ,nga Kosova dhe “Mini Shengeni”.
“Trarë me Kosovë e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”.
Edvin Kristaq Rama nuk e njeh dhe ndjenë tragjedinë kombëtare, është argati me i keq i së keqës gjithë kombëtare.