Vritet shqiptari në Gjermani

Gjermania

Vritet shqiptari në Gjermani

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin të hënës.

Një prokuror i lartë publik që po merret tashmë me çështjen se shqiptari nuk ishte banor i zonës dhe kishte shkuar në Këln për të vizituar një të afërm.  Aktualisht nuk bëhen të ditura më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Sipas policisë gjermane, dyshohet se fillimisht kishte pasur debat mes viktimës dhe një të riu rreth 20-vjeç i veshur me bluzë të bardhë.

Autoritetet tashmë po marrin në pyetje dëshmitarë dhe banorë të zonës për të mësuar më shumë detaje nga debati mes tyre dhe për të kuptuar nëse kjo ka lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat