Zbulohet historia e shqiptarit të Kosovës që kreu vrasjen në mes të ditës në Gjermani

Gjermania

Zbulohet historia e shqiptarit të Kosovës që kreu vrasjen në mes të ditës në Gjermani

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Seanca

Sot ka nisur gjykimi ndaj një shqiptar nga Kosova 33-vjeçar që e qëlloi për vdekje një shofer në trafik muaj më parë në Hanover të Gjermanisë.

Rasti, ka ndodhur me 3 qershor të këtij viti, ku që dëshmitarët okularë kishin dhënë dëshmitë e tyre, duke thënë se këtë ngjarje nuk do ta harrojnë për një kohë të gjatë shkruan Der Spiegel.

Si ndodhi ngjarja sipas dëshmitarëve?

Rreth orës 13:30 një Mercedes po pret në semafor të kuq. Një Porsche Cayenne tërhiqet pranë saj, pasagjeri del jashtë dhe e godet Mercedesin me një dërrasë. Shoferi i Mercedesit, Rinor Z. e nxjerr armën, e qëllon tjetrin që po ikte dhe pasojnë të shtëna të tjera.

Në fund, shoferi i Porsche-s vdes, ndërsa pasagjeri zhduket. Ai dorëzohet katër ditë më vonë.

Kush është Rinori?

Rinor Z., 33 vjeç, i lindur në Kosovë, shtetas gjerman, i martuar, baba i një vajze nëntë vjeçare, punëtor ndërtimi, banues në Langenhagen. Aktualisht ndodhet në paraburgim. Një burrë me kapuç të zi, i parruar, e me duar të lidhura.

Prokurori publik e akuzon Rinor Z. se ka tentuar ta vrasë një person por ka vrarë një tjetër. Ai gjithashtu, akuzohet për tentativë dhe vrasje të kryer nga pakujdesia.

Përballë tij qëndron një nga avokatët e tij mbrojtës: Fritz Willig, 80 vjeç.

Ka video nga kamerat e sigurisë që e dokumentojnë procesin e krimit. Sipas aktakuzës, ata u takuan në kryqëzimin e semaforëve Arndtstrasse/Herschelstrasse të Hanoverit.

A bëhet fjalë për klane rivale?

Rinor Z. del jashtë dhe e qëllon drejtuesin e Porsche-së. Një plumb e godet N. nga dritarja e hapur anësore, ndërsa vetura e godet një shenjë trafiku.

Viktima e shqiptari nga Kosova kishte vdekur në vend, ndërsa Rinori tha se fillimisht kishte ikur dhe ishte fshehur.

Dy personat që ndodheshin në Porsche ishin të martuar.

Gjykata e rrethit ka marrë masa të posaçme sigurie, duke vënë në detyrë më shumë punonjës sesa zakonisht. Përveç kësaj, oficerët e policisë ruajnë përpara, brenda dhe përreth ndërtesës.

Plagosja në parking!

Avokati Matthias Waldraff që e përfaqëson M. si palë paditëse, përjashton sulme të mëtejshme të çdo lloji. “Në këtë rast nuk ka klane dhe nuk ka akte hakmarrjeje për t’u frikësuar”, tha Waldraff për Spiegel.

Në gjykatë kryetari i trupit gjykues, Stefan Joseph ka shpërndarë dokumente që më pas i kalojnë dosjes. Përfshirë fotot e M. Të shtënat në qershor thuhet se u paraprinë nga një përleshje në tetor 2020, në të cilën i pandehuri Rinor Z. e sulmoi dhe e plagosi M. në një parking. Waldraff thotë se klienti i tij u përmbajt nga paraqitja e një ankese penale.

Më 3 qershor, ishte klienti i tij ai që nisi sulmin. Pse? Kjo do të duhet të sqarohet në seancën kryesore, tha avokati.

Në korridorin përballë dhomës 127, avokati mbrojtës Willig thotë se Rinor Z. nuk mund ta priste një sulm në mes të ditës. “Ai nuk kishte ndërmend ta qëllonte askënd.” Por pse mbante armë pa leje me vete? “Nga frika.” Nga çfarë? “Bëhej fjalë për mbrojtjen e tij.” Ai nuk jep detaje. Vetëm kaq.

Në mes të dhjetorit, Rinor Z. do të bëjë komente “të gjera” në gjyq për akuzat dhe historinë e mëparshme, bën të ditur Willig. Ai gjithashtu do t’u përgjigjet pyetjeve. Arma e vrasjes është e zhdukur edhe sot e kësaj dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat