Gjermania e shpall Zvicrën zonë me rrezik të lartë për shkak të koronavirusit

Gjermania

Gjermania e shpall Zvicrën zonë me rrezik të lartë për shkak të koronavirusit

Nga: M.L. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Pa vaksinë karantinohesh për dhjetë ditë.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus, qeveria gjermane do të klasifikojë Poloninë dhe Zvicrën si zona me rrezik të lartë, nga e diela. Kështu njoftoi të premten Instituti Robert Koch, shkruan 20 minuten.ch transmeton Bota Sot.

Kushdo që hyn në Gjermani nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar ose është shëruar duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë dhe mund të shpëtojë vetëm me një test negativ, pesë ditë pas mbërritjes.

Në këtë mënyrë klasifikohen edhe Lihtenshtajni, Jordania dhe Mauritius.

Tajlanda, Uzbekistani dhe Shën Vincenti dhe Grenadinet në Karaibe do të hiqen nga lista e rrezikut.

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë shoqërohet automatikisht me një paralajmërim udhëtimi nga Ministria e Jashtme në Berlin për udhëtime të panevojshme turistike.

Kjo e bën më të lehtë për turistët anulimin e udhëtimeve që tashmë janë rezervuar pa pagesë, por nuk do të thotë ndalim udhëtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat