Një burrë shqiptar i moshës 44 vjeçe, dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13 vjeç, ka plagosur rëndë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje të dielën pasdite në Hamburg të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportojnë se tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje.
Në mediat gjermane thuhet se emri i babait është Flamur.R.
“Të dy fëmijët dhe dy të rriturit janë gjetur në shtëpi me plagë me armë zjarri. Por shërbimet e urgjencës nuk mund të shpëtojnë më fëmijët. Edhe 44-vjeçari ka ndërruar jetë pak më vonë, pavarësisht masave të ringjalljes. Vetëm një grua 38-vjeçare ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda“, raportojnë mediat atje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/27/auto_Vret21640645392.jpg)
Ndërkaq, sipas informatave të deritashme në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, megjithatë kjo akoma nuk është konfirmuar.
Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38 vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë