Senatori i parë shqiptar pranë Asociacionit Federal Gjerman për zhvillim Ekonomik

Gjermania

Senatori i parë shqiptar pranë Asociacionit Federal Gjerman për zhvillim Ekonomik

Nga: Hasan Qyqalla Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Jemi në stinën e bardhë siç njihet ndryshe stina e dimrit, gërshetuar me ndryshueshmëri klimatike. Veç viset e larta malore tani më janë mbuluar me jorganin e bardhë. Përkundër motit, afaristi tani më i njohur, me renome ndërkombëtare z. Sami Hyseni që njihet ndryshe me emrin përkëdhelës Semi, vazhdon suksesin në fushën e afarizmit ndërkombëtar. Shih për këtë, e bazuar në arritjet kolosale në këtë fushë, Semin e ftojnë në Asociacionin Gjerman për Zhvillim Ekonomik (Bundesverband für Wirtschaftsförderung - BWA) duke e graduar me titullin e lartë SENATOR pran Asociacionit në fjalë.

Kjo e entuziazmoi Semin, mbase këto ditë u lincencua edhe zyrtarisht Sentor Reprezentativ për Kosovën. Asociacioni në fjalë ka peshë të pamohuar e tepër atraktive në preformancat e ndërmjetësimit përkatësisht arritjes së absorbimit të grandeve kolosale nga shtetet perëndimore për nevojat e zhvillimit të komunave përkatësisht shtetit të Kosovës.

Veç kësaj, rëndësi tjetër është edhe tërheqja e investitorëve të huaj në hapsirat tona shtetërore, kur dihet numri i shtuar i papunësisë karshi moshës se re që dominon në Kosovë. Kujtoj se është ideja, siç thot edhe vet Semi, që mos të largohen të rinjtë drejt perëndimit por sistemin e teknologjinë perëndimore ta bartim e ta instalojmë në Kosovë me standarde europiane. Ndaj, "aseti" kombëtar Semi, shpresoj të kontaktohet nga qarqet shtetëror të Kosovës, e të vëjnë gjithë mekanizmat në lëvizje, për interesat e zhvillimit të vendit.

Fundja, ky është edhe synimi i Semit, kur thot se është nisë nga një thënje e Gjon F. Kendeit, e parafrazoj: "mos shiqo çfarë mund të bëjë atdheu për ty, por çfarë mund të bëshë ti për atdheun"! Gjithë këto arritje të suksesshme në fushën e afarizmit, e bënë që Semi të dekorohet e nderohet nga instancat më të larta të shteteve më të zhvilluar, jo vetëm në Evropë por gjithandej globit. Urtia, komunikimi, zgjuarsia e afria, janë disa nga veçoritë e vlerësimit dhe identifikimit të Përsonalitetit të z. Sami Hyseni, në arenën ndërkombëtare. Falë kësaj, sot është Senatori i parë shqiptar pranë Asociacionit Federal Gjerman për Zhvillim Ekonomik sikur edhe Senator Reprezentativ për shtetin e Republikës së Kosovës. Semi jeton e vepron në Gjermani por me zemër e mendje, përherë në Kosovë.

Koblenz, 18.12.2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat