Policia gjermane ka arrestuar sot një shqiptar (42) në aerportin e Frankfurtit para se të niset për Stamboll.
Ai akuzohet për vrasjen e një polici, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të policisë gjermane.
Shqiptari i zhdukur pasi kreu një pjesë të dënimit për bashkëpunim në vrasjen e një efektivi të lartë të policisë në Shqipëri dy dekada më parë.
Burri shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua natën e vitit të ri teksa po përpiqej të udhëtonte për në Stamboll, sipas një deklarate nga policia federale.