Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ambasadori i Kosovës: Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë

Gjermania

Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ambasadori i Kosovës: Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:01
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti

Tashmë edhe zyrtarisht, shteti i Gjermanisë ka njohur patentë shoferët e Kosovës. Me 69 vota për, ka kaluar ligji në Bundesrat.

E pas këtij vendimi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ka thënë se Kosovës nuk i ka munguar asnjë votë në Bundesrat, dhe kjo dëshmon miqësinë ndërmjet dy vendeve.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. 🇽🇰🤝🇩🇪 Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar ambasadori Ajeti, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshillin Federal, qeveria gjermane kishte propozuar njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat