Kush i ka meritat për patentë shoferët? Flet ambasadori Ajeti

Gjermania

Kush i ka meritat për patentë shoferët? Flet ambasadori Ajeti

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 19:24
Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, vlerëson se njohja e patentë shoferëve të Kosovës është meritë e të gjitha institucioneve të Kosovës.

“Vërtetë ishte emocion i parë pasi 16 lande na mbështetën dhe para votimit takova disa ministra të 16 landeve dhe aty pata emocionet e para që kjo do të kalojë”.

“Për këtë ditë është punuar shumë nga viti 2018. Institucionet që kanë qenë të përfshira në këtë proces kanë punuar shumë që t’ua lehtësojnë punën qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu”.

“Sot e gëzojmë këtë ditë pas një pune të jashtëzakonshme. Qytetarët do ta kenë më të lehtë jetën dhe punët t’i bëjnë këtu. Meritat pa asnjë diskutim i ka Republika e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë qenë bartës të funksioneve këtu”, tha Ajeti.

Ambasadori Ajeti tha se kjo njohje mori shumë kohë për shkak të procedurave gjermane, teksa thotë se çfarë do të ndodhë me patentë shoferët e marrë para 1 marsit të vitit 2018.

“Procedurat kanë zgjatur shumë se Gjermania është shtet federal që ka kërkuar punë të jashtëzakonshme dhe kohë”.

“Të gjithë patentat që janë lëshuar nga 1 mars 2018 do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë. Ndërsa të tjerët të lëshuar para kësaj date duhet të paraqiten tek organet kompetente tek landi ku jetojnë dhe ata pyesin institucionet kosovare për vërtetësinë e këtij dokumenti dhe pastaj konvertohen”, tha Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat