Në stacionin e autobusit në Duseldorf, një autobus u përplas me një tramvaj.
Media gjermane RP Online raporton se treni u hodh nga shinat dhe shoferi i autobusit u plagos lehtë, përcjell Bota sot.
Autobusi është nga Kosova i kompanisë Barileva Turist.
“Shkaku i një aksidenti midis një autobusi dhe një tramvaji është ende i paqartë. Përplasja ka ndodhur rreth orës 18:00. mbrëmjen e së premtes, në të cilën tramvaji u hodh nga shinat dhe nuk mundi të vazhdonte udhëtimin”, shkruan media.
Sipas një zëdhënësi të policisë, drejtuesi i autobusit është plagosur lehtë.
Nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.