Një autobus nga Kosova është aksidentuar me një tramvaj në Dusseldorf të Gjermanisë.
Kështu ka raportuar mediumi gjerman “RP Online”, duke iu bashkëngjitur fotografi nga vendi i ngjarjes.
Siç raporton mediumi, tramvaji doli nga shinat dhe drejtuesi i autobusit nga Kosova u lëndua lehtë, derisa citohet një zëdhënës i policisë.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa punonjësit kanë arritur ta rikthejnë tramvajin përsëri në shina, por nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin sërish.