Është dënuar me 10 vjet burg shqiptari i cili rezulton i përfshirë në vrasjen e një bashkëatdhetari të tij.
Më 3 qershor 2021, pati një shkëmbim zjarri pranë një kryqëzimi në Hanover. Nga plumbat mbeti i vrarë shoferi i një makine Porsche, Armin N. 30 vjeç. Për këtë vepër është akuzuar shqiptari nga Kosova Rinor Z. 33-vjeç.
Ai doli në gjyq për vrasje nga pakujdesia dhe tentativë për vrasje dhe vijoi seancat që nga nëntori i vitit të kaluar.
Gjyqi përfundoi të mërkurën. Vendimi ishte që Rinor Z. duhet të jetë dhjetë vjet në burg. I akuzuar ka pranuar krimin para gjykatës dhe kjo ka qenë një lehtësim për të.
Edhe para vendimit, Rinor Z. kërkoi falje duke u shprehur: “Ajo që ndodhi është dënimi më i lartë i jetës sime. Dhe do të doja ta zhbëja”.
Edhe pse gjykata mori një vendim të sajin, Prokurori i çështjes kishte kërkuar 7 vite heqje lirie, ndërsa avokatët po punojnë për të apeluar dënimin.