Ukë Blakaj do të jetë kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani.
Lajmin e ka kumtuar Ramush Haradinaj teksa e ka vizituar Gjermaninë ashkë me deputetin Bekë Berisha dhe kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
“Në frymën që Mërgata të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur z. Ukë Blakaj kryetar të AAK-së në Gjermani. Uka është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ndërmarrës i suksesshëm që ka hapur me dhjetëra vende pune në Kosovë, i rritur e brumosur me traditën patriotike nga babai i tij dëshmor, mësuesi Mustafë Blakaj”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës ka folur për rëndësinë që diaspora e ka në shtet-ndërtimin e Kosovës.