Tre vajza me prejardhje nga Kosova janë shpallur të zhdukura në Gjermani.
Denisa, Anila dhe Suela u nisën me autobus për të vizituar festivalin e qytetit në Lünen, por nuk u panë më.
15, 16 dhe 17 vjeçaret janë në kërkim që nga e shtuna.
Një familjar i tyre ishte marrë vesh që t’i priste tek stacioni i autobusëve në Bergkamen, por që asnjëra prej tyre nuk u bë e gjallë atje.
Që atëherë nuk ka pasur asnjë gjurmë prej tyre.
Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë se kontakti i fundit ishte përmes whatsapp rreth orës 21:30. Pas kësaj, të trija vajzat fikën celularët.
Që atëherë as familjarët e adoleshenteve nuk kanë pasur asnjë kontakt.
Policia ka publikuar fotografitë e tyre ndërsa ka thënë se deri më tani nuk ka prova për një krim.


