Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2022, rreth orës 08:00 në një pallat në rrugën Robert-Koch-Strasse.
Një 39-vjeçar shqiptar ka sulmuar fqinjin e tij , teksa më pas u arrestua nga forcat e policisë në Eberswalde.
Si pasojë e sulmeve të shqiptarit, 39-vjeçari ukrainas ndërroi jetë në spital.
Pas ngjarjes shqiptari u vu në pranga, ndërsa dje doli para gjykatës në Eberswalde.
Ai nuk e pranoi akuzën, teksa gjyqtarët ndaj tij lëshuan një urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia.
Hetimet për rrethanat dhe sfondin e krimit janë duke vazhduar.