Një milion euro marihuanë në kamion, policia gjermane shkatërron bandën shqiptare të drogës

Gjermania

Një milion euro marihuanë në kamion, policia gjermane shkatërron bandën shqiptare të drogës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 19:34
Ilustrim

Zyrtarët e doganave dhe oficerët e policisë së Berlinit kanë arrestuar pesë shqiptarë anëtarë të një bande droge. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani. Vlera kap shifrën rreth një milion euro.

Sipas informacioneve të “Berliner Zeitung” burrat shqiptarë të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç donin të ngarkonin tufë lulesh me bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t’i përgatisnin për rishitje.

“Autorët me sa duket ndiheshin mjaft të sigurt prej kohësh. Megjithatë, hetuesit nga dogana dhe policia kishin vëzhguar prej kohësh bandën dhe përgjonin telefonat e tyre, ndër të tjera. Kur kamioni Mercedes i drejtuar nga 50-vjeçari u ngjit në pronë, katër burrat e tjerë që prisnin aty filluan të shkarkojnë drogën nga rimorkio në një VW Caddy. Policët e kapën atë në atë moment”, shkruan media gjermane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat