Një shtetas shqiptar është arrestuar në qytetin e Dresdenit në Gjermani.
27-vjeçari u kap me një sasi kanabisi të konsiderueshme në shtëpi, të cilën e kishte bërë gati për shitje.
Shqiptari kishte 48 kg kanabis të ndara me qese. Lënda naarkotike dyshohet se hyri në Gjermani si dërgesë nga Spanja.
Sipas autoriteteve, shtetasi shqiptar kishte porositur më herët edhe 36 kg kanabis.
Aktiviteti i shqiptarit në shitjen e lëndëve narkotike vijonte prej kohësh, teksa nuk bëhet i ditur identiteti i tij.