Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani të hënën e 28 nëntorit.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 6 vjeçare nga Kosova.
E përveç kësaj edhe dy prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare morën lëndime të rënda trupore.
Rasti i rëndë ka ndodhur në autostradën A 81, në rrethinën e Konstanzës, raportojnë mediat gjermane.
Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Konstanzës.
Zëdhënësja e policisë Katrin Rosenthal, tha se familja janë shtetas të Kosovës.
“Mund të ju konfirmoj se familja janë shtetas të Kosovës” tha ajo.
Sipas raportimeve të mediave ceremonia e varrimit u mbajt sot në orën 14:00 në Sammen të Zvicrës.