Kushtuar pishtarëve të lirisë dhe kolosëve të shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës, bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova,
XHEMAIL MUSTAFA & ENVER MALOKU
Në këtë akademi përkujtimore, do të marrin pjesë përfaqësues nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, djali i heroit Xhemail Mustafa, Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Besian Mustafa dhe familjarë tjerë të heronjëve, Xhemail Mustafa & Enver Maloku.
Andaj ju ftojmë që t'na bashkoheni n'këtë akademi, dhe sëbashku të kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën kolosale të dy personaliteteve të rëndësishme të historisë se re të Kosovës.
Akademia mbahet më 18.12.2022, ora 13:00, në Kultur- und Kommunikationszentrum Sumpfblume, Am Stockhof 2 a, 31785 Hameln.
Kryesia e Nëndegës së LDK-së Saksoni e Ulët
Kryetari,
Isa Shabani